Universitetit “Luarasi” mbetet një nga portat më të sigurta dhe më të kërkuara të arsimit të lartë në Shqipëri

I ftuar në studion e News24, Drejtuesi i Zyrës së Projekteve në Universitetin “Luarasi”, Dael Dervishi, ka folur mbi ecurinë e procesit të regjistrimeve të reja dhe avantazhet e jashtëzakonshme që ky institucion ofron për studentët e tij. Sipas Dervishit, fluksi i regjistrimeve ka nisur që para shpalljes së notave të Maturës Shtetërore, pasi interesi është i lartë dhe kuotat për çdo degë janë të limituara.

Dael Dervishi vuri theksin te Fakulteti i Drejtësisë, si kolona mbi të cilën u ngrit emri dhe prestigji i këtij universiteti.

“Regjistrimet kanë filluar dhe pritet që në ditët dhe javët e ardhshme të intensifikohen. Universiteti Luarasi mbetet një nga zgjedhjet kryesore për arsimin e lartë, sidomos Fakulteti i Drejtësisë, i cili e ka theneluar edhe universitetin. Ka qenë fakulteti i parë i drejtësisë në Shqipëri dhe vijon te mbetet sot pas 23 vitesh, fakulteti i parë në tregun e universiteteve private dhe më i zgjedhuri për ata që duan të studiojnë në fushën e drejtësisë”, u shpreh Dervishi.

Nisur nga kërkesa e lartë, ai u bëri thirrje të rinjve të nxitonë për të siguruar vendin e tyre, duke shpjeguar se studentët vijnë për të zënë vendet para kohe sepse dihet që ka një numër të mbyllur kuotash, ndërsa Fakulteti i Drejtësisë ka javë që ka nisur zyrtarisht me procesin.

Një tjetër pikë e fortë që e dallon “Luarasin” është blloku i projekteve akademike që synojnë ndërkombëtarizimin e plotë të të gjitha fakulteteve. Universiteti ofron mundësi të mëdha për modernizimin e kurrikulave, shkëmbimin e stafeve akademike dhe lëvizshmërinë e studentëve. Këta të fundit kanë shansin ekskluziv për të zhvilluar një semestër të plotë studimesh në universitetet më të njohura të Bashkimit Evropian. Paralelisht, procesi mësimor pasurohet vazhdimisht pasi pedagogë të jashtëm vijnë rregullisht për të dhënë orë mësimore në universitet, duke bërë që të gjitha fakultetet të ecin me hapa të sigurt drejt standardeve më të larta ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb