Eksperti IT, Gent Progni ka bërë thirrje që protestuesit të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Ai gjithashtu ka ndarë edhe mesazhet nëpërmjet të cilat u bëhet presion qytetarëve.

“Kanë vendosur në të gjitha mënyrat të na bëjnë presion. Kompania 5 D ka bërë një masakrën në shtëpi e banorëve të Tiranës, edhe pallati që u dogj, nuk u bë asgjë. Falënderoj dhe gjithë influencuarat. Sidomos dy të rinjtë që janë shtuar kohët e fundit, Edi Rama dhe Taulant Balla”, tha ai.

Më tej nënvizoi se një numër në whatsapp u shkruan protestuesve të mos bëhen më pjesë e protestës.

” Kanë vendosur të gjitha mënyrat si të profilizojnë dhe na bëjnë presion. Kamera lart është inteligjente bashkë me një makinë e rrugores që bëri dje marshimin për të na proflilizuar. Edhe një numër në uatsapp që duhet ta bëjmë report. Që thotë ju kërkojnë heqjen tuaj sa më shpejt nga protesta antiqeveritare. Mos hani asnjë presion se nuk kanë çfarë t’u bëjnë. Nuk kemi frikë. Edhe kompania 5D që ka bërë masakër në shtëpitë e banorëve të Tiranës. Bëj falënderim të gjithë influencerët sidomos dy të fundit që janë bashkuar Edi Rama dhe Taulant Balla. Faleminderit e vlerësojmë. Dua të bëj edhe një denoncim në Lekbibaj lumi i fshatit është quajtur përrua që të bëjnë diga dhe ta prishin.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb