Pas përfundimit të fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 26-të të protestës masive qytetare, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.
Mijëra protestues njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Marshimi ka vijuar pranë bashkisë së Tiranës, duke vijuar më tej në akset e tjera në kryeqytet.
Me thirrjet “Shqipëria e Re”, Revolucion, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, vijon marshimi në Tiranë.
