Një incident i rëndë njollosi fitoren 3-0 të Meksikës ndaj Republikës Çeke të dielën  , pasi të paktën 17 persona u plagosën kur një makinë goditi disa persona në një tubim në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, tha komuna e Los Cabos në një deklaratë.

“Sipas informacioneve paraprake, automjeti rrethoi një grup njerëzish dhe, për arsyet që do të përcaktohen nga autoritetet kompetente, u përplas me turmën, duke plagosur disa persona”, thuhet në deklaratë.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon një makinë që përplaset me turmën. Reuters raporton se gjithsej 17 persona kanë marrë trajtim mjekësor, shtoi deklarata, përfshirë shoferin, i cili u arrestua.

“Dua të shpreh solidaritetin tonë më të thellë me individët që u plagosën dhe familjet e tyre pas ngjarjeve të pafat që ndodhën sonte”, tha zëvendëskryetari i bashkisë së Los Campos, José Manuel Laroube, duke premtuar se do ta mbajë publikun të informuar rreth hetimeve të autoriteteve për incidentin.

Cabo San Lucas, i vendosur në Gadishullin Baja California në Meksikë, është një nga destinacionet kryesore turistike luksoze të Meksikës dhe një nga dy qytetet kryesore në komunën Los Campos, e cila përfshin gjithashtu San José del Cabo dhe korridorin turistik që i lidh ato.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb