Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar, i cili dyshohet se është prezantuar si punonjës policie gjatë një ndalimi të automjetit me të cilin lëvizte.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu, i identifikuar si Emilio Jani, ka paraqitur një dokument që nuk i përkiste Policisë së Shtetit, duke ngritur dyshime për përdorim të paligjshëm të identitetit zyrtar.

Pas ndalimit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka sekuestruar fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi të konsiderueshme parash, si dhe dy medalione me mbishkrimin “Albanian State Police”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe burimin e sendeve të sekuestruara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb