Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani është arrestuar nga policia në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie me vëllezërit e tij.

News24, mëson se në pranga kanë përfunduar gjithsej pesë persona, 4 prej të cilëve vëllezër.

Sipas informacioneve paraprake, Sokol Mulosmani është përfshirë mbrëmjen e së shtunës në një konflikt me tre vëllezërit dhe nipi i tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet, ku përplasja mes familjarëve dyshohet se ka nisur për çështje pronësie. Pas njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe arrestuar personat e përfshirë. Rrethanat e plota të konfliktit janë ende nën hetim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb