Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi.

Shqiptarët vijojnë marshimin në Tiranë. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzojnë për korrupsion, keqqeverisje, dhe shpopullimin e vendit.

Thirrjet “Rama në burg Berisha në burg” kanë qenë të vazhdueshme.

Kjo është protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama që mbahet në vend. Protestuesit paralajmërojnë se do vijojnë revoltën e  tyre deri në largim të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb