KOSOVË-Një 32-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri një natë më parë në Ferizaj. Policia e Kosovës, gjatë hetimeve njofton se ka sekuestruar një armë dhe gëzhojë.
Gjithashtu theksohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit M.B 48 vjeç, ku në momentin e incidentit ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe vajza A.R 24 vjeçe.
Policia njofton se 24-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet më tej në reagimin e policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh,
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
