Një pallat në kompleksin Aura, në zonën e Laprakës në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një prej godinave të kompleksit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, duke pretenduar se mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, çka sipas tyre ka ndikuar në përhapjen e zjarrit.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: