“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me deklaratat e tij.

Në një kohë kur prej 31 ditësh po mbahen protesta masive në vend, Rama sot vjen me një tjetër qasje dhe sigurisht me qëndrime të kundërta nga ato të 7 viteve më parë.

“Donald Trump është kërcenim për Amerikën. Nuk diskutohet, është kërcënim dhe për marrëdhënien shqiptaro-amerikane. Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin për president. Do të ishte një president që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës.”, pohonte Rama.

Ndërkohë sot ai shprehet se sot protestat po mbahen nga kundërshtarët e presidentit dhe familjes së Donald Trump. Për më tepër dëgjoni ‘metamorfozën’ e qëndrimeve të Ramës në videon më sipër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: