Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara (FAA) ka nisur një hetim pasi piloti i një avioni të kompanisë JetBlue raportoi një përplasje të dyshuar me një dron gjatë afrimit për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy (JFK) në Nju Jork.

Sipas FAA-së, piloti i fluturimit 948 të JetBlue njoftoi se avioni u godit nga një sistem ajror pa pilot në një lartësi prej rreth 3,000 këmbësh (afërsisht 900–1,000 metra), rreth orës 07:15 të mëngjesit sipas kohës lokale, të hënën më 29 qershor.

Autoriteti amerikan i aviacionit ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të verifikuar raportimin e ekuipazhit.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëmtime që të kenë ndikuar në sigurinë e fluturimit, ndërsa hetimi vijon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: