Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur përpara Kuvendit, pas tensioneve të raportuara, gjatë protestës e cila po vijon prej dy orësh jashtë ambienteve të Kuvendit.

“Poshtë diktatura!”, “Parlament i krimit”. Këto kanë qenë disa prej thirrjeve që protestuesit kanë lëshuar në drejtim të Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca plenare.

Sot qytetarët janë stacionuar para Parlamentit, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij, duke sfiduar dhe temperaturat e larta.

“Anuloni ligjet!”, ishte një tjetër thirrje që erdhi nga protesta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb