Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, në partneritet me Accenture Greqi ka mbajtur në Tiranë një samit biznesi mbi Inteligjencën Artificiale në praktike. Me pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, në samit u diskutua mbi sfidat dhe nevojat që paraqiten në këtë kontekst.

Edicioni i dytë i AI Business Summit rikthehet me temën “AI në praktikë” sepse edicioni i parë ishte tema “Teori e AI”, si përdoret dhe çfarë ka benefite, ndërsa këtë vite ne vijmë me opsione për bizneset. Këtë vit, vijmë me raste konkrete duke zgjedhur disa sektorë, si ai bankar e telekomunikacioni.

Qëllimi i këtij samiti është të shohë si teknologjitë moderne, të ndërthurura me kreativitetin njerëzor, mund të ndikojnë shoqërinë dukej sjellë zgjidhje dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ne duam te jemi të parët në Inteligjencën Artificiale në Shqipëri në sistemin bankar. Inteligjenca artificiale e ka transformuar tashmë mënyrën se si klientët pyesin dhe po e transformon bankën brenda. Po rrisim aftësitë dhe po bëjmë trajnime për ta mësuar pa e pasur frikë duke parë që i shton vlerë punës sonë.

Jetojmë në kohëra interesante, Inteligjenca artificiale është një teknologji që ndikon në gjithë produktivitetin e ekonomisë në të gjitha vendet, jo në dekada por në vite, ndaj ky samit, merret me këtë pyetje: si e shohim Inteligjencën artificiale të aplikuar në praktikë, me shembuj jetësor dhe zgjidhje konkrete.

Shoqata e biznesit grek në Shqipëri është themeluar në tetor të vitit 2023, me misionin për të forcuar lidhjet investuese dhe për të promovuar partneritetet e biznesit ndërmjet të dy vendeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb