Në përkujtim të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, Fakulteti i Historisë dhe
i Filologjisë, ka organizuar një ceremoni-homazh nën titullin “Gjithkush Kadarenë e vet”, për të ndarë përvojat e para të leximit të veprës kadareane.
Në nderim të kësaj vepre, Bibliotekës së Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, iu vendos emri ISMAIL KADARE.
Në ceremoni Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit, ndau emocionet.
“Është gjë e bukur se jo vetëm unë, por edhe Ismaili, kemi kaluar në këto korridore. Unë kam studiuar këtu dhe unë edhe ai para meje. E njoh këtë vend dhe nuk e njoh sepse ka ndryshuar. Lum ata që do të vijnë dhe të kenë mundësi të jenë në këtë bibliotekë që këtej e tutje mban këtë emër që edhe rinia e nderon”, tha Helena Kadare.
Biblioteka që mban emrin e Kadaresë, do të jetë një hapësirë që e përfaqëson denjësisht kujtimin
e shkrimtarit në mjediset e fakultetit të Tij. Ismail Kadare u nda nga jeta në 1 korrik të vitit 2024, në moshën 88-vjeçare.
Letërsia e Ismail Kadaresë është botuar në 50 gjuhë dhe numri i titujve të botuar e ribotuar jashtë gjuhës amtare është mbi 150.
Ai është fitues i çmimeve letrare më të rëndësishme letrare si “International Booker Man Prize”, “Prince of Asturias Aëard”, “Jerusalem Prize”, “Neustadt International Prize”, “Nonino”, “Park Kyong-ni”.
