Gazetari Elvis Rexha iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetares Trevisa Tufa, në studion e News 24, në Botërori Amerikan.

Visi, në e kemi traditë, për çdo të ftuar, bëjm një bllok me pyetje shkurt. E para, një Botëror jo i zakonshëm në çdo aspekt. Çfarë shije të ka lënë, me çfarë note do e vleresojë?

Pritej të ishte një Botëror më ndryshe. Nuk prisja ndonjë spektakël, gjërat kanë shkuar me llogari. Surprizë eleminimi i Gjermanisë, gjithsesi, edhe më herët nuk është se ka bërë më mirë.

Cili ekip të ka bindur më shumë, ke sheh si favorit për të fituar këtë Botëror? Apo ta bëjë pyetjen ndryshe. Kush e shoqëron Francën në finale?

Unë kam thënë Anglia, pasi mendoj që ka sulmuesin më të mirë në botë. Ka skuadër të kompletuar. Mund të shpërthejë nga momenti në moment.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb