Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti Nicolae Ștefănuță ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si dhunë policore ndaj protestuesve gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Pak ditë më parë ai ishte edhe pjesë e protestës së mbajtur në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe largimine qeverisë së tij.

Në rrjetet sociale, Ștefănuță ka shpërndarë pamje nga incidentet e raportuara gjatë protestës, duke theksuar se “dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme”.

Ștefănuță ka deklaruar më herët se vizita e tij në Shqipëri kishte për qëllim njohjen nga afër të situatës dhe dëgjimin e qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve.

“Duhet të dëgjojmë çfarë thonë njerëzit dhe të kuptojmë se çfarë ndiejnë. Jemi këtu edhe për të mbështetur qytetarët, sepse ky flamur simbolizon bashkimin e popujve. Shqiptarët e meritojnë anëtarësimin në BE, por gjithashtu meritojnë shtetin e së drejtës dhe drejtësinë, ashtu si në Europë”, është shprehur ai gjatë vizitës në Tiranë.

93d43b1b 87e1 4e5c 94e3 1337747cfbfc (1)
93d43b1b 87e1 4e5c 94e3 1337747cfbfc (1)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb