Aktivisti Edison Likaj ishte i pari që mori fjalën në nisje të protestës së 33-të para Kryeministrisë.

Duke komentuar tensionet që ndodhën gjatë protestës së mbajtur sot para Kuvendit, ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, ai u shpreh se çdo goditje nga forcat e rendit shton më shumë pjesëmarrës në shesh.

“Dhuna e tyre është shumë e panevojshme për demokracinë, por është e nevojshme për rezistencën. Çdo grusht i tyre shton 100 vetë më shumë në shesh. Jemi më të fortë. Ne nuk ndryshojmë pavarësisht se çfarë bëjnë ata,” u shpreh Likaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb