Një prej protestuesve të ndaluar gjatë tubimit të fundit ka reaguar pas lirimit, duke e cilësuar arrestimin e tyre si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
Ai u shpreh se përballja me forcat e rendit gjatë protestës ka forcuar ndjenjën e solidaritetit mes pjesëmarrësve dhe bindjen e tyre për vijimin e protestave.
“Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë. Uji me piper që na ra në lëkurë na bëri ta ndjejmë dashurinë për njëri-tjetrin më shumë. Lidhja krah për krah për të shpëtuar njëri-tjetrin na bëri të kuptojmë se të gjithë bashkë do t’ia dalim përballë regjimit.
Ata sot nuk arrestuan vetëm 20 prej djemve që ishin në protestë, por një pjesë të secilit prej nesh. Thirrje secilit që ka në dorë diçka: lironi çunat! Themelet e Shqipërisë së re do të kalojnë edhe nga komisariatet, derisa ata djem tanë të zëvendësohen me qeverinë e Ramës në qeli”, u shpreh ai.
