Një prej protestuesve ka bërë akuza të forta gjatë tubimit të sotëm, duke pretenduar se një aktivist i protestës është dhunuar nga persona që ai i cilësoi si badigardë të ministrit Ulsi Manja.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta brenda një lokali, ku një nga vullnetarët më aktivë të protestës është marrë dhe më pas është dhunuar fizikisht.

“A e dini se çfarë ka ndodhur sot? Kanë hyrë badigardët e Ulsi Manjës dhe kanë marrë tinëzisht, pabesisht, një nga vullnetarët më aktivë të protestës që e ka mbrojtur marshimin me trupin e tij, dhe i kanë thyer hundën me grusht pasi e kanë rrethuar katër veta”, u shpreh protestuesi.

Ai shtoi se personi i dhunuar, sipas tij, ishte një nga mbështetësit më aktivë të protestës dhe se ngjarja është e papranueshme.

Protestuesi theksoi gjithashtu se protesta nuk është e lidhur me asnjë forcë politike, ndërsa në fund përsëriti thirrjet “Rama burg, Berisha burg”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb