Shoqatat e Bashkësisë Shqiptare në Britani kanë dërguar një letër publike, në mbështetje të protestave që po zhvillohen për 34 ditë me radhë në Tiranë.

Në letrën e lexuar nga një prej protestuesve, i bëhej thirrje qeverisë dhe kryeministrit Rama të marrin seriozisht protestat, ndërsa dënohet çdo formë dhune ndaj protestuesve paqësorë.

“Mbështesim protestat dhe dënojmë dhunën policore ndaj protestuesve paqësor.
Mijëra shqiptarë mes tyre prindër, të rinj e akademikë kanë dalë në rrugë të mbrojnë hapësirat publike dhe të drejtat.

Protestat shprehja më e pastër e demokracisë në veprim. Për këtë arsye dënojmë çdo formë dhune frikësimi apo represioni ndaj protestuesve paqësor. Kërkesë qeverisë të marrë seriozisht protestat”, thuhet në letër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb