E veçanta e kësaj protestë, që ka hyrë tashmë në ditën e 34 të saj, është pjesëmarrja e fëmijëve. Fakti që këto protesta kanë qenë paqësore dhe nuk janë shënuar incidente, ka krijuar sigurinë që në të marrin pjesë prindër dhe familje me fëmijë.
Një vogëlushe ka zgjedhur të ngjitet sot në podium ku ka kërkuar lirimin e të protestuesve që u arrestuan ditën e djeshme, ndërkohë që nuk ka harruar të këndojë edhe himnin e kësaj protestë: Rama jepe dorëheqjen”.
“Protestoj për një Shqipëri të lirë, dhe jo për një Shqipëri të varfër që shitet. Policia rrahu protestuesit dje dhe i dërgoi në burg. Po ne nuk do ta lëmë me kaq sepse ne e duam Shqipërinë nuk duam ta shesim atë. Liroi çunat! Rama jepe dorëheqjen!”, tha ajo.
