Një i ri nga Korça, teksa mbajti fjalën para Kryeministrisë tha se ai po proteston për shpopullimin e qytetit të tij, për kushtet jo të mira në spital dhe për fondet që nuk shkojnë te fermerët pasi fondet e IPARD vidhen.
Sa i përket protestës të së enjtes para Kuvendit ai tha se u zhvillua brenda rregullave dhe ata që sulmuan të parët ishin policët.

“Kam qëndruar 25 ditë në protestën më madhështore të 100 viteve të fundit. Jam njeri kompletuar, por po protestoj për brezin tim që po ikën çdo ditë. Problemi më i madh në Korçë është shpopullimi, dominon mosha e dytë dhe tretë.
Protestoj për kushtet e këqija në Spitalin e Korçës. Fndet e IPARD u shpërdpruan dhe nuk iu shkuan fermerëve.
Protestoj për bizneset e rregullta, jam pronar i një biznesi të rregullt që operon që prej 1996.
Në protestë dje kemi qenë brenda çdo rregulli, ishim ulur jashtë perimetrit të sigurisë, ata na sulmuan të parët”, tha i riu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb