Argjentina siguroi me shumë vështirësi kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit, pasi mposhti 3-2 Cape Verden në një sfidë plot emocione dhe të papritura. Pavarësisht statusit të favoritëve, skuadra e Lionel Messit hasi rezistencë të fortë, sakaq Cape Verde mbajti të hapur ndeshjen deri në sekondat e fundit.

Legjenda Ledio Pano dha mendimin e tij për paraqitjen e kampionëve të botës në studion e News24, në emisionin “Botërori Amerikan”, duke u ndalur te pikat e forta dhe dobësitë që shfaqi Argjentina në këtë përballje.

“Futbolli ka evuluar. Futbolli sa i bukur, aq edhe i vështirë. Nuk ka më ekipe të vogla. Cape Verde një nga ekipet më të mira të këtij Botërori. Me lojën e zhvilluar, e meritoi kualifikimin. Padiskutim e meritonte të kualifikohej.

Nuk e kuptova, ndoshta e morën pak lehtë. Nga momenti që bëri golin, thashë që do liroheshin, por shkoi më keq. Po të mos ishte Messi, Argjentina nuk kualifikohej”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb