Në marshimin e protestuesve në Tiranë, jehon thirrja “Rama jepe dorëheqjen”, “Parlament i krimit”, “lironi çunat”, “ju erdhi fundi”.
Diaspora i është bashkuar protestës në Tiranë. Ky tubim ka shënuar një pjesëmarrje rekord në ditën e 35 në revoltën kundër Ramës.
“Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve.
Gjithashtu protestuesit kanë vijuar me thirrjet “te komisariati”, në shenjë mbështetje për protestuesit e ndaluar gjatë protestës para Kuvendit që u shoqërua me përplasje.
“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre.
Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.
