Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej, në kuadër të protestës së 36-të të organizuar në Tiranë.
Pas grumbullimit në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime. Organizatorët kanë deklaruar se protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë grumbullimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur një sërë sloganesh, mes tyre:
“Edi Rama, nisu vrap, të ka ardhur radha për SPAK.”
“Rama në burg, Belinda në burg.”
“Rama, SPAK you.”
