Ka nisur protesta e 36-të e organizuar në Tiranë me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, të cilët kanë mbushur sheshin dhe kanë marshuar me pankarta ku shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë.
Në pankartat e mbajtura nga protestuesit spikasnin mesazhe që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe akuzonin qeverinë për mungesë dialogu me qytetarët.
Kryefjala e tyre ka qenë arroganca e kreut të qeverisë.
Mes pankartave të shfaqura gjatë protestës ishin:
“Arrogancë: Kur pushteti mendon se është mbi popullin. Realiteti: Populli është mbi pushtetin.”
“Shqipëria mendon udhëheqje, jo arrogancë.”
“Rama, dorëhiqu.”
“Kur qeveria humb rrugën, populli i tregon rrugën.”
“36 ditë, akoma jo dialog, akoma jo përgjigje, vetëm arrogancë.”
“36 ditë mjaft fajësove algoritmin, por nis dëgjo.”
Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa kërkojnë që qeveria të reagojë ndaj shqetësimeve të ngritura gjatë protestave.
