Gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, një protestues mbajti një fjalim ku ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe kritikoi mënyrën e qeverisjes.

Ai pretendoi se një pjesë e madhe e kabinetit qeveritar është e përfshirë në hetime apo akuza për korrupsion, ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se, sipas tij, ekziston një mos përputhje mes prioriteteve të qeverisë dhe nevojave të qytetarëve.

Protestuesi e cilësoi gjithashtu periudhën e protestave si një moment të rëndësishëm qytetar, duke e quajtur “muajin më të bukur të 100 viteve të fundit”, sipas tij për shkak të pjesëmarrjes dhe reagimit qytetar.

“I keni treguar shqiptarëve se ka njerëz që nuk e sheshin dinjitetit. Si ka mundësi që ¾ e kabinetit  ka të akuzuar për korrupsion. Rama thotë nuk e di sepse hanë fiq pas kurrizit tim. Kjo a nuk tregon se është i paaftë. Më thuaj një biznesmen që mban në punë njerëz që e vjedhin. Kjo tregon që je bashkëpunëtor. Nuk ka lekë për pensionistët por ka për oligarkët, nuk ka fusha për fëmijët por ka për pallate”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb