Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një qytetar mbajti një fjalim ku bëri thirrje për mosshitjen e votës dhe vazhdimin e protestave, duke artikuluar kritika të forta ndaj klasës politike.
Ai iu drejtua qytetarëve që, sipas tij, kanë pranuar favore në këmbim të votës.
“Po ju që e shitët votën për thesin me miell, a e mbaruat? A e kuptuat çfarë i keni bërë shqiptarëve?” u shpreh ai.
Protestuesi: Komunizmin e kemi nëpër këmbë. Dua t’i drejtohem drejtuar atij që mori thesin me miell në këmbim të votës. Dua ta pyes e mbarove thesin e miellit, e kuptove se çfarë i ke bërë shqiptarëve. E sheh se të gjithë bashkëpunuan për të vjedhur tokat dhe falsifikuar pronat. Shqiptarët enden rrugëve për të marrë pronat. I bëj thirrje deputetëve të PE dhe Ursula von der Leyen që neve shqiptarëve ta na trajtojnë njëlloj si vendet e tyre. Protestoj edhe për doktorin dhe pacientin në Onkologjik që nuk ka para për ilaçet. Rama nëse do të falë tokë të japë atë të babait apo të gjyshit të tij në Vuno.
Kam një thirrje: Zjarri duhet mbajtur ndezur. Ai pret momentin të na përçajë si me studentët. Mos i besoni. Deputetët blenë 500 euro vrimën e miut të arratiseshin me makina luksoze ndërsa votën ia marrin fukarenjve. Mos e shisni votën”, tha ai.
