Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u paraqit nw SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”  bëri një sërë deklaratash të forta politike ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke e akuzuar atë si “skllav të dosjeve” të tij.

Berisha iu referua sërish dosjes që, përmban regjistrime ku përmenden shuma parash dhe kërkesa për dhurata luksoze, përfshirë një çantë “LW” , duke shtuar se Manja do të merrte një dënim të rëndë nëse çështja do të hetohej.

“Tani, lidhur me Ulsiun, që mund t’i vesh çdo emër. Ulsiu është peng i dosjes, e cila në regjistrime nxjerr se Ulsiu nga çunat e Londrës ka marrë 600 mijë euro. Dhe përveç kësaj, ka kërkuar dhe një çantë Louis Vuitton, dhe kur i thotë ai në telefon, po këtë çantën Louis Vuitton për kë e ke? Aha, i thotë, e kam për bashkëshorten.

Jo, jo, i thotë, nuk i bën çanta Louis Vuitton asaj, e ke për tjetërkënd, se ia dinin dhe lidhjet Ulsiut, a më kupto apo jo? Pra, Ulsiu që në momentin që të thirret, Ulsiu i ka të paktën 8 vite deri në 12 vite burg.

Prandaj dhe ai është i gatshëm të bëjë çdo kompromis, vetëm t’i shpëtojë kësaj dosje që nuk i shpëton kurrë. Përveç kësaj, ky paska familjarë sipas të dhënave të mediave, nuk mund të them me dokumente, por të implikuar në afera të ndryshme korruptive. Pra, Ulsiu është një skllav i dosjeve të tij”, deklaroi Berisha.

Në vijim të deklaratës së tij, Berisha komentoi edhe protestën e 4 korrikut në Tiranë, duke e cilësuar si një tubim të madh qytetar e rinor, të cilin ai e krahasoi me protesta historike të viteve ’90. Ai u shpreh gjithashtu për urimet drejtuar Kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se bashkon zërin e tij me protestën.

“Urimin më të shkëlqyer ia bëri protesta rinore, qytetare me datën 4 korrik, e cila me madhështinë e saj përsëriti 20 shkurtin e vitit 1991. Ajo ishte një protestë me kreativitetin më madhështor, më të jashtëzakonshëm që është parë ndonjëherë në Tiranë. Dhe ata, ata, ia bënë të gjitha urimet që meritonte. Unë bashkoj zërin tim me protestën, ky është i gjithë, përgjigja ime, pra bashkoj zërin tim me atë të protestës për urimin që i bënë. Beje lajm sali berisha per Ulsi Manjen dhe urimin per Ramën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb