Aktivisti Andi Tepelena ka bërë thirrje që deputetëte PS, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut dhe të braktisin Ramëm.

Gjatë fjalës së tij në protestën e 37 kundër Ramës, bëri thirrje SPAK që të veprojë.

“Kemi dorëzuar dosjen Albania Files, aty përmblidhet i gjithë krimi i Ramës. Vepro SPAK, çfarë bëhet me dosjet, çfarë bëhet me Belinda Ballukun, bëjini publike transparent për shqiptarët. Parlamenti I krimit, është momenti të zhbëjë dy komisionet, elektorale dhe territoriale, janë pengmarrje e demokracisë.

Keni bërë pazare në kurriz të demokracisë. Është momenti që deptueti e PS t’i thërrasin mendjes. Të japin dorëheqjen, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut, është momenti ta braktisin në fatin e turpshëm Edi Ramën. Është Parlament i delegjitimuar”, tha ai.

Një tjetër protestues bëri thirrje që të ftohen të gjithë Akademikët që jetojnë nëpër botë, për të hedhur themele të vërteta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb