Në protestën e 38 kanë mbushur sërish Bulevardin, ndërsa bëjnë thirrje për dorëheqjen e Ramës.

Në fjalën e tij protestuesit ka kujtuar edhe njëherë skandalin me shishet e verës 33 mijë euro, ndërsa bën thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar deri në largimin e kryeministrit.

“Vini re, vini re. Edi Rama e përzuri lirinë, por nuk e zhduku dot. Rinia është këtu. Unë jam një invalid pune. Për një kohë të gjatë kam takuar pacientë  dhe i kam pyetur për të ardhurat e tyre. Një shishe verë e këtij bablokut është 33 mijë euro. Sot, bashkë me ju jam në këtë shesh, në mënyrë që Rama të japë dorëheqjen. Sot në këtë shesh bashkë me ju, do vazhdojmë. Sot kam fjalë zemre për këtë rini heroike, për këtë rini atdhetare dhe patriotike. Kam shumë fjalë për këtë rini që na i hapi sytë. Edi Rama, ky njeri i paskrupullt, ky njeri i korruptuar. Ai di vetëm rrugën e dinakërisë dhe pabesisë. Së bashku me Berishën, ndoqën rrugën e privatizimit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: