Në këtë ditë të 39-të të revoltës, situata në rrugët e kryeqytetit mbetet mjaft e ndezur. Pasi u grumbulluan përpara selisë së qeverisë, protestuesit kanë nisur një marshim masiv nëpër rrugët e Tiranës.

Mijëra shqiptarë të bashkuar në këtë qëndresë po kërkojnë me ngulm largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrje të vazhdueshme dhe mjaft të ashpra kundër pushtetit, turma e qytetarëve është vënë në lëvizje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Përgjatë marshimit, në kor dëgjohen thirrjet që shënjestrojnë të gjithë klasën politike traditofonale në vend: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb