Pas gati dy orësh fjalimesh dhe qëndrese përpara selisë së Kryeministrisë, protestuesit janë vënë sërish në lëvizje, duke vijuar marshimin e tyre nëpër rrugët kryesore të Tiranës.
Gjatë këtij marshimi, turma e qytetarëve është ndalur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.
Me tone të ashpra dhe revolte, protestuesit kanë lëshuar thirrje në kor si “Parlamenti i krimit”, ndërsa kanë bërë thirrje të hapura për revolucion popullor.
Kujtojmë se vetëm një javë më parë, situata përpara këtij institucioni degjeneroi në tensione të forta. Gjatë zhvillimit të seancës plenare, ndaj qytetarëve që po protestonin u ushtrua dhunë e ashpër nga ana e forcave të policisë dhe personave të tjerë, ngjarje e cila duket se ka ndezur edhe më shumë revoltën e sotme.
