Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Marshimi vijon me thirrjet “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen”.

Kjo është protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë. Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës së vjetër politike.

Protesta cilësohet si më e madhe, më jetëgjatë dhe më e qëndrueshme që është zhvilluar në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb