Studentja e Universitetit Luarasi, Sara Putec, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në LSE Summer School 2026, një program ndërkombëtar i zhvilluar nga London School of Economics and Political Science (LSE), një prej institucioneve më të njohura në botë në fushën e ekonomisë, financës dhe shkencave sociale.

Si studente e programit Bachelor në Financë në Universitetin Luarasi, i zhvilluar nën drejtimin akademik të LSE, Sara Putec pati mundësinë të studiojë për tri javë në Londër, duke ndjekur kursin “Financial Statement Analysis for Investment Banking and Asset Management”. Programi i dha asaj mundësinë të thellojë njohuritë në analizën e pasqyrave financiare, përdorimin e metodave kuantitative dhe procesin e marrjes së vendimeve në fushën e investimeve dhe menaxhimit të aseteve.

Gjatë kësaj eksperience, studentja u përball me një mjedis akademik me standarde të larta, ku teoria ndërthurej me praktikën përmes analizës së rasteve reale. Metodologjia e mësimdhënies në LSE, e fokusuar në zhvillimin e mendimit kritik, argumentimit dhe aftësive analitike, kontribuoi në zgjerimin e formimit të saj profesional dhe akademik.

Për të marrë pjesë në këtë program prestigjioz, Sara Putec aplikoi përmes procesit online të përzgjedhjes dhe arriti të përfitonte një bursë të plotë, e cila i mundësoi ndjekjen e Summer School në LSE. Programi përfshinte gjithashtu akomodimin e studentëve dhe aktivitete të ndryshme akademike e kulturore.

Përtej auditorëve, eksperienca në Londër i dha Sarës mundësinë të ishte pjesë e një komuniteti ndërkombëtar studentësh, duke bashkëpunuar dhe shkëmbyer ide me të rinj nga vende të ndryshme të botës. Vizitat në qendra të rëndësishme financiare, monumente historike, aktivitete kulturore, si dhe udhëtimet në qytete si Oxford, Cambridge dhe Windsor, ishin pjesë e një përvoje që ndërthurte zhvillimin akademik me njohjen e kulturës britanike.

Duke folur për këtë eksperiencë, Sara Putec vlerësoi veçanërisht cilësinë e mësimdhënies dhe nivelin profesional të pedagogëve të LSE, duke theksuar se qasja akademike e universitetit bazohet në ndërtimin e arsyetimit, analizës dhe aftësisë për të argumentuar, duke i përgatitur studentët për sfidat e tregut ndërkombëtar të punës.

Ajo shprehet mirënjohëse ndaj Universitetit Luarasi për mbështetjen dhe mundësitë që u krijon studentëve për të marrë pjesë në programe ndërkombëtare. Sipas saj, bashkëpunime të tilla janë një vlerë e shtuar për formimin e studentëve dhe një mundësi për të ndërtuar një profil profesional konkurrues në nivel global.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pjesëmarrja ime në LSE Summer School 2026 ishte një ndër eksperiencat më të rëndësishme dhe më pasuruese të rrugëtimit tim akademik. Si studente e programit Bachelor në Financë në Universitetin Luarasi, i zhvilluar nën drejtimin akademik të London School of Economics and Political Science (LSE), pata privilegjin të studioj për tri javë në një nga universitetet më prestigjioze në botë në fushën e ekonomisë dhe financës. Gjatë kësaj periudhe ndoqa kursin “Financial Statement Analysis for Investment Banking and Asset Management”, i cili më mundësoi të thelloja njohuritë në analizën statistikore të të dhënave financiare dhe përdorimin e metodave kuantitative në marrjen e vendimeve financiare. Programi u karakterizua nga standarde të larta akademike, metodologji bashkëkohore të mësimdhënies dhe një qasje që ndërthurte teorinë me zbatimin praktik përmes analizës së rasteve reale, duke më ndihmuar të zhvilloj më tej aftësitë analitike, mendimin kritik dhe qasjen profesionale ndaj sfidave të financës moderne.

Për të marrë pjesë në këtë program, është e nevojshme të bëhët një aplikim online, ku secili student përzgjedh programin që dëshiron të ndjekë gjatë summer school, dhe dorëzon të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrimin. Unë, pata mundësinë që të kem një bursë të plotë për ta ndjekur programin. Gjatë summer school, studentët kanë akomodimin të siguruar si dhe një mëngjes të plotë në ambientet e LSE.

Përvec formimit akademik, është një eksperiencë që gjithashtu të prezanton me historinë dhe kulturën e Londrës dhe Mbretërise së Bashkuar. Studentët pjesëmarrës kanë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete jashteshkollore, si: vizita në disa prej atraksioneve më të rëndësishme në Londër në fushën e financës, të vizitojnë monumentë historike, kulturore; të marrin pjesë në shfaqe teatrale, balet, etj. Gjithashtu, cdo fundjavë, organizohen udhëtime në qytete të tjera, si: Oxford, Cambridge, ëindsor, etj. Pra, është një program që synon të formojë studentët akademikisht, e në të njëjtën kohë dhe i nxit të eksplorojnë, dhe shijojnë kohën e tyre.

Një nga aspektet më të vlefshme të kësaj eksperience ishte mundësia për të qenë pjesë e një komuniteti vërtet ndërkombëtar. Në auditor dhe në aktivitetet e organizuara nga LSE pata rastin të bashkëpunoja me studentë nga vende të ndryshme të botës, të shkëmbeja ide, përvoja dhe kultura, si edhe të krijoja lidhje që shkojnë përtej kufijve të klasës. Ky mjedis shumëkulturor më ndihmoi të kuptoj rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, të zhvilloj më tej aftësitë e komunikimit dhe të përshtatjes, si dhe të fitoj një perspektivë më të gjerë mbi ekonominë dhe financën globale. Besoj se këto përvoja janë po aq të rëndësishme sa edhe njohuritë akademike, pasi përgatisin studentët për të qenë pjesë e një tregu pune gjithnjë e më ndërkombëtar dhe konkurrues.

Kjo mundësi nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit Luarasi. Universiteti jo vetëm që ofron një program studimi me standarde ndërkombëtare, të zhvilluar nën drejtimin akademik të London School of Economics, por gjithashtu i inkurajon dhe i mbështet studentët të marrin pjesë në programe prestigjioze ndërkombëtare që pasurojnë formimin e tyre akademik dhe profesional. Përmes orientimit, informacionit dhe mundësive që krijon, Universiteti Luarasi u jep studentëve mundësinë të sfidojnë veten në institucione të njohura botërore, të zgjerojnë horizontin e tyre dhe të ndërtojnë një profil konkurrues në nivel ndërkombëtar.
Metodologjia e mësimdhenies është shumë e mirë se mbështetet në mendimin kritik dhe jo memorizim. Pedagogët janë nivel shumë i lartë dhe shumë dinjitoz. Zotërojnë qoftë formim akademik shumë të larëe, qoftë aftësitë pedagogjike dhe përkujdesen dhe na mbështesin shumë në studimet tona. Te njëjtin vlerësim kam edhe për stafin administrativ. Kjo është shumë e rrallë jo vetëm ne Shqipëri por edhe jashte.

Të jesh studente e LSE nënkupton të kesh mundësi te ndërtosh arsyetim dhe të pozicionohesh mbështetur ne argumenta. Të aspirosh të bëhesh profesioniste shumë e zonja pas studimeve me një potencial për një karrierë shumë të suksesshme

Për mua, kjo eksperiencë ishte dëshmi se arsimi cilësor nuk kufizohet vetëm brenda auditorëve, por pasurohet edhe përmes përvojave ndërkombëtare, bashkëpunimit me studentë dhe pedagogë nga vende të ndryshme dhe ekspozimit ndaj metodave më bashkëkohore të mësimdhënies. Ajo më ka dhënë më shumë vetëbesim, më ka motivuar të vendos objektiva edhe më ambicioze dhe më ka forcuar bindjen se kam zgjedhur rrugën e duhur profesionale.
Jam mirënjohëse ndaj Universitetit Luarasi për mbështetjen dhe përkushtimin e tij në krijimin e këtyre mundësive, të cilat u japin studentëve jo vetëm njohuri akademike, por edhe përvoja të vlefshme ndërkombëtare që i përgatisin për sfidat e së ardhmes. Besoj se bashkëpunime të tilla janë një vlerë e shtuar për çdo student dhe një dëshmi e angazhimit të Universitetit Luarasi për të ofruar një arsim modern, cilësor dhe të orientuar drejt standardeve më të larta ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb