Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur që pasditen e djeshme teksa i riu ka qenë duke bërë ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat.

33-vjeçari Erkin Lika dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse. Në vendngjarja kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimore si dhe palombarët e repartit RENEA.

Deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 33-vjeçarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb