Një e re, e cila tha se jeton prej 20 vitesh jashtë Shqipërisë, mori fjalën në protestën e 44-të para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për më shumë dëgjim të zërit të qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit. Ajo u shpreh se nuk ka votuar asnjëherë në Shqipëri, por beson se vendimmarrja duhet të mbështetet te vullneti i qytetarëve.

Sipas saj, pakënaqësia e qytetarëve është rritur dhe shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dëshirojnë të rikthehen.

Ajo kritikoi gjithashtu mbulimin mediatik të protestës, duke pretenduar se vetëm dy media e kanë pasqyruar atë. “Shoh vetëm dy media këtu. Në këto 44 ditë u tregua se kush janë të shitur e kush janë servilë”, deklaroi ajo.

“Kam studiuar dhe jetoj prej 20 vitesh jashtë. Nuk kam votuar asnjëherë këtu. Vendimmarrja e popullit duhet të dëgjohet për çdo vendim. Jam për anulimin e ligjit. Do të doja të mbrohej laguna e Vjosës dhe Nartës. Popullit i ka vajtur në majë të humbur. Nipi im është 15 vite dhe nuk e kam jetuar asnjë çast këtu. Nëna ime është e moshuar këtu. Shqiptarët duhet të kthehen në vend, pasi kemi nxitur shpresën. Shoh vetëm dy media këtu. Në këto 44 ditë u tregua se kush janë të shitur e kush janë servilë.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: