Një tjetër moment që ka ngjallur reagime dhe duartrokitje në shesh ka qenë fjalimi i një të moshuari, i cili ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe ironike për të goditur politikat sociale të qeverisë. Me një kartëmonedhë 5000 lekëshe në dorë, ai u shpreh se pensionistët u mashtruan me këtë lëmoshë të përkohshme, ndërsa denoncoi jetën e luksit të drejtorëve të administratës publike.
Pasi tregoi kartëmonedhën përpara turmës, i moshuari akuzoi qeverinë se po vjedh djersën e tyre përmes faturave të energjisë elektrike, si dhe ngriti shqetësime të forta për cilësinë e bukës që konsumojnë shqiptarët çdo ditë.
“Pensionistët donte t’i mashtronte me këtë kartëmonedhë 5000 lekëshe. Kur e morën këtë thanë ‘rroftë Rama’, kur e mbaruan thanë ‘coftë Rama’! Me energjinë tonë elektrike vjedhin drejtorët e KESH-it, me fshatarë e me fuoristrada me xhama të zinj, me të gjitha të mirat. I bëj thirrje kësaj qeverie, jepni ndonjë lekë për pensionistët sepse ne kemi ndërtuar veprat gjigante këtu, si hidrocentralet! Buka që kemi në familjet tona është e kontaminuar, vjen nga vëllai i Ramës, nga Vuçiçi i Serbisë. Vjen dhe nga Greqia! Ne nuk jemi në gjendje të themi asnjë fjalë!” deklaroi i moshuari.
