Nga sheshi “Skënderbej”, ku protestuesit pritet të nisen drejt Kryeministrisë, një ish-minator ka ngritur shqetësimin për premtimet e pambajtura ndaj kësaj kategorie.

“Jam ish-minator, në Valias. Na premtuan statusin e ish-minatorit, por nuk na e dhanë. Na dhanë hiçgjë. Na mashtruan”, u shpreh ai.

Ish-minatori kërkoi që qeveria të mbajë përgjegjësi ndaj punonjësve të nëntokës, të cilët prej vitesh kërkojnë njohjen e statusit dhe përfitimet që lidhen me të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: