Një protestues deklaroi se ai ka dalë pasi pavarësisht se jeton jashtë vendit, problemet e prekin përmes prindërve që kanë pensione të pamjaftueshme.
“Jam student i dhjetorit, në atë kohë u mblodhëm që të rrëzonim regjimin që kishte bërë shumë dëme. Ishim entuziastë sepse mendonim që tranzicioni do të zgjaste 15 vite.
Jetoj në një vend ku politikanët bëjnë vetë dorëheqjen dhe demokracia është funksionale, këtu politika është pa vizion, por futen për t’u pasuruar.
Këtu është fatkeqësi kombëtare që pas viteve ’90 shqiptarët janë larguar dhe ky ëhstë shpopullim me dashje. Edhe sot shumë miq që takoj duan të largohen, nuk shohin asnjë prespektivë te shteti.
Protesta ka nxjerrë 5 kërkesa që i mbështesim, por ka më shumë probleme.
Ne mblidhemi çdo të diel dhe protestojmë në mbështetje të Tiranës.
Problemet vijnë edhe në shtëpinë e diasporës sepse për çdo problem duhet t’ju përjgijemi, pensionet nuk mjaftojnë për kafe jo më për ilaçe, kjo është fatkeqësi që të gjithë e vuajmë.
Të githë shqipatrët duhet të protestojnë”.
