Një pensionist i pranishëm në protestën para Kryeministrisë përdori gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke iu drejtuar edhe Forcave të Armatosura që ta tërheqin zvarrë kreun e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që, sipas tij, të bashkohen me qytetarët dhe kritikoi mënyrën e qeverisjes së vendit.

“U bëj thirrje Forcave të Armatosura dhe Policisë që të bashkohen me popullin. Ai është në krye dhe kërkon të krijojë përçarje. Sot sillet si padron i shqiptarëve”, deklaroi pensionisti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: