Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin e vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshi.

Avokati i babait të Martin Canit, Redi Ramaj u shpreh se ky vendim solli deri diku drejtësinë për familjen e të miturit që humbi jetën tragjikisht, te dera e shkollës “Fan Noli”.

“Jemi para një vendimi i cili ka sjellë një lloj drejtësie për familjarët, pasi ngjarja ka qenë e rëndë, ka humbur jetën një i mitur. Duke parë legjislacionin shqiptar, jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës për dënimin për autorin e veprës penale”. Pretendimet ishin të shumta për marzhin e dënimit, mbi 16 vite, por tejkalimi i kufirit mbi 12 vite për drejtësi për të miturit, mendojmë që është pozitive për gjykatën duke parë edhe mënyrën se si e ka kualifikuar veprën penale”, tha Ramaj.

“Është bërë një hetim i përgjithshëm në gjykatën e shkallës së parë nuk është lënë asnjë provë. Gjykata arriti në përfundimin se vendimi i shkallës së parë ishte i arsyetuar”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb