Një protestues i moshuar ka përcjellë një mesazh të prerë dhe të mbushur me revoltë nga sheshi përpara Kryeministrisë, duke bërë thirrje për qëndresë dhe duke sulmuar ashpër krerët e politikës shqiptare.
I moshuari kërkoi nga qytetarët që të mos sprapsen, ndërsa i cilësoi si Edi Ramën, ashtu edhe Sali Berishën, si përgjegjës për të keqen e vendit.
“Të mos dorëzohemi përballë këtij krimineli si Edi Rama. Rama dhe Berisha janë kriminelë! Këta duan të mbajnë pushtetin, por do mbajnë burgun,” deklaroi i moshuari me tone të forta.
Më tej, ai theksoi se reagimi i qytetarëve tregon se koha e këtij sistemi ka mbaruar dhe se kryeministri nuk ka më legjitimitet përballë popullit të tij.
“Nuk ka surrat më të dalë përballë popullit! Ka qytetarë në këtë vend! Rama i ka ditët e numëruara!” përfundoi protestuesi i moshuar mes duartrokitjeve të të pranishmëve.
