Gazetari, Erion Shkambi u tregua i ashpër me Anglinë, pas humbjes 1-2 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit. Në Botërori Amerikan, ai tha se loja e “3 luanëve” linte për të dëshiruar.

“Pse nuk sulmoi Anglia? Më bëri përshtypje deklarata e Tuchel pas Norvegjisë. Nuk ishte i kënaqur.  Çfarë mund të thotë pas kësaj ndeshje? Nuk mundet që Bellingham dhe Kane të kthehet ashtu.

Të gjitha ndeshjet, Anglia i ka patur poshtë me gola. Nuk mund të fitosh në këtë lloj mënyre. Ata nuk po dinin më çfarë po bënin, ajo nuk ishte as mbrojtje”.

Për Anglinë kjo ishte katastrofë, nuk arrij ta kuptoj, si ka mundësi, një vend që ka ligën më të fortë në botë, të veprojë ashtu”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb