Jennifer Grey ka refuzuar një rol të ri në një remake të ‘Dirty Dancing’.

Baby protagoniste e filmit kult në krah të Patrick Sëayze, kishte refuzuar ofertën e dhënë për të interpretuar një tjetër personazh.
‘Jam shumë e emocionuar, është fantastike të ndjehesh pjesë e dickaje. Pavarësisht kësaj unë e refuzova’.
Xhirimi i “Dirty Dancing” do të jetë një film televiziv që do të zgjasë 3 orë.

Gjithmonë i përshtatur sipas viteve Shtatëdhjetë, në të do interpretojnë artistë si Abigail Breslim, ish vajza e vogël e filmit ‘Little Miss Sunshine’, në rolin e Baby dhe Colt Pratters në rolin e instruktorit të kërcimit Johnny Castle.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: