Reperi italian Fedez është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Julia Honegger, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë, ndërsa lajmi është ndarë nga vetë artisti përmes një postimi në Instagram.

Të shtunën, më 18 korrik, Fedez publikoi disa fotografi nga materniteti, ku shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurin, së bashku me partneren e tij. Në përshkrimin e postimit ai shkroi shkurt: “Shumë gëzim.”. Në imazhet e publikuara, çifti duket i buzëqeshur pranë foshnjës, ndërsa në disa prej tyre shihen edhe vizatime të bëra nga fëmijë, duke i dhënë postimit një atmosferë familjare.

Fedez dhe Julia Honegger janë në një lidhje që prej verës së vitit 2025. Çifti konfirmoi se do të bëhej me fëmijë në muajin prill, duke publikuar një video në rrjetet sociale ku ecnin dorë për dore. Në pamje, Julia shfaqej me barkun e rrumbullakosur, ndërsa video përfundonte me një puthje mes tyre.

Për reperin italian, ky është fëmija i tretë. Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve nga martesa e tij me influencuesen Chiara Ferragni, me të cilën u divorcua në vitin 2024.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: