Kimi Antoneli ka bërë të qartë se nuk do ulë aspak ritmin edhe në pistat ku zakonisht shkëlqejnë veteranët e Formula 1. Piloti i Mercedes ka marrë pole-position në një nga pistat më të vështirë, ata të Spa në Belgjikë, duke siguruar nisjen nga vendi i parë në garën e të dielës.

Italiani ia doli edhe pse kishte probleme me balancimin e makinës, trafikun apo kundërshtarë që u munduan t’ia bënin të vështirë. Por në fund 19-vjeçari triumfoi përsëri, duke siguruar pole-position të 6 të këtij sezoni në të cilin ai është dominuesi absolut, siç tregon edhe diferenca e madhe që ka me shokun e skuadrës, Xhorxh Rasëll.

Pas krahëve të tij u rendit Maks Vershtapen, i cili si zakonisht po ngjallet në pjesën e dytë të sezonit, ndërsa Lando Norris doli i 3-ti, por do të humbasë 10 pozicione për shkak të ndërrimeve që ka bërë në makinën e tij. Kështu, në vendin e tretë është ngjitur pikërisht Rasëll, i cili gjithsesi ishte gjysmë sekonde më i ngadaltë se kryesuesi i Botërorit në xhiron e shpejtë.

Më pas vijnë dy makinat Ferrari të Lëklerk dhe Hamilton, të cilat do të kërkojnë vendin në podium, ndërsa Piastri, Lindblat e Bortoleto pritet të jenë protagonistë gjithashtu për zonën e pikëve në këtë garë që ka një nga kthesat më të vështira pas përfundimit të vijës së drejtë.

sdffdsfsdsfdfdsfdsfsd

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb