Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se opozita ka kërkuar anulimin e ligjit për investimet strategjike që në 2017-ën, por kërkesa ka rënë në vesh të shurdhët.

Ajo tha nga Kuvendi se me këtë ligj janë bërë vetëm favore, dhe se vendi nuk ka pasur përfitime.

“Në vitin 2017 kërkuam që të pezullohet ligji për investimet strategjike. Kemi ngritur këtë çështje që atë kohë dhe të gjitha kërkesat shkuan në vesh të shurdhët. Vetëm një investitor i huaj është tërhequr me këtë ligj, vetëm ndarje favoresh ka pasur. Kam sjellë propozim ligjor, por u refuzua. Shqipëria nuk ka pse të ndajë tokat, në ca të nënës e të babës. S’mund të ketë dy standarde. E duam për të drejtën e autorit, por jo për investimet strategjike.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: