Komisioni i Ligjeve miraton aktin normativ në lidhje me 4.3 mln euro për financimin e koncertit të Kanye West.

Akti normativ është miratuar me votat e mazhorancës, ndërsa kundër kanë qenë vetëm dy vota, nga deputetët e opozitës Tedi Blushi dhe Gent Strazimiri.

Debate dhe tensione ka pasur në komision në lidhje me aktin, ku kundërshti dhe batuta janë lëshuar nga ana e opozitës, ndërkohë në fund mazhoranca përdori “forcën” e numrave për të miratuar aktin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb