Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka ndarë një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, duke treguar kështu për bisedën që pati me Lionel Messin menjëherë pas finales së Botërorit 2026.

“Ai është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë. Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim.”

Më pas, 19-vjeçari tregoi mesazhin që mori nga fituesi i tetë herë i Topit të Artë:

“Më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë.”

Yamal shtoi se realizimi i këtij momenti është ende i pabesueshëm për të.

“Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do të ngrija Kupën e Botës pasi të luaja kundër Lionel Messit, do ta kisha quajtur të çmendur.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb